Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Goditje treshe e EGNATIAS, "rrëmben" dy lojtarët e Laçit dhe "mistrecin" e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Goditje treshe e EGNATIAS, "rrëmben" dy lojtarët

Skuadra e Egnatias do të prezantojë ditën e sotme tre përforcimenë ekip. Siç mëson “Newsport”, ekipi rrogozhinas do të përforcojë organikën me tre lojtarë të njohur të Superiores: Renato Malota, Alen Sherri dhe Emiljano Musta.

Portieri shkodran e ka mbyllur me Laçin dhe do të transferohet tek Egnatia, aty ku pritet të jetë titullar i padiskutueshëm. Po ashtu, edhe Emiljano Musta është larguar nga Kukësi në fundin e sezonit dhe pritet të veshë fanellën e Egnatias.

Malota ofron garanci dhe eksperiencë në qendër të mbrojtjes dhe me shumë gjasa, do të jetë zëvendësuesi i kapitenit Gëzim Krasniqi, me këtë të fundit që duket drejt largimit. Megjithatë, Malota do të qëndrojë te Laçi deri në përfundim të aventurës europiane të kurbinasve e më pas do të transferohet në Rrogozhinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga