Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Goditje e bujshme e PARTIZANIT, të kuqtë sjellin sozinë e Ekuban në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Goditje e bujshme e PARTIZANIT, të kuqtë sjellin

Partizani është pranë goditjes së bujshme në këtë merkato dimri. Burime të besueshme pranë presidentit Gaz Demi bëjnë me dije për newsport.al që lojtari në fjalë është ganezi Kwame Karikari. 26-vjeçari është vëzhguar prej kohësh nga drejtori i përgjithshëm Olsi Rama dhe tashmë ardhja e tij në Shqipëri është thjesht çështje procedurash. Në bashkëpunim me menaxherin e njohur, Franci Bode, klubi i Partizanit ka gjetur parimisht akordin me sulmuesin në fjalë dhe me klubin e Neftçit që zotëron kartonin e tij në Azerbajxhan. Falë njohjes së Bodes në shtetin azer, Karikari do të mbërrijë në Shqipëri për t'u veshur i kuq dhe më pas do të udhëtojë drejt Turqisë për t'iu bashkuar skuadrës në fazën përgatitore.

26-vjeçari ngjan shumë me Kaleb Ekuban sa i përket cilësive tekniko-taktike. Mundësitë në periudhën e janarit janë të pakta pasi gjithë futbollistët janë nën kontratë. Por, një afrim i tillë si Karikari mund të konsiderohet pa frikë si goditje e bujshme e klubit të kuq, falë këmbënguljes së drejtorit Olsi Rama dhe menaxherit France Bode. Kujtojmë që ky i fundit ka pasur disa bashkëpunime në Azerbajxhan duke transferuar futbollistë si Lilaj apo dhe Xhejms Adenji.  /NEWSPORT.AL/

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga