Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Gledi Mici e “nis” në sulm: Më solli Tefik Osmani për të mposhtur Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Gledi Mici e “nis” në sulm: Më solli Tefik

Gledi Mici është nga ata futbollistë të cilin suksesi e ka ndjekur kudo ku ka shkuar. 15 vjet karrierë ku ka fituar gjithçka për të cilën ka konkuruar. Një nga protagonistët absolut të Skënderbeut të artë që kapi majën e futbollin shqiptar duke u bërë pjesë e grupeve të Europa League. Mici tani vjen te Tirana për të provuar të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë me të gjitha klubet ku ka luajtur, të fitojë tituj.

Në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, Mici tregon arsyet që e rikthyen në Shqipëri. Në moshën 32-vjeçare kur ka fituar gjithçka, futbolli është ende një sfidë për të. Ai tregon se te bardheblutë vjen për synime madhore, titulli as nuk diskutohet ndërsa dëshira për sukses në Europë është e njëjta. Tifozëve bardheblu mesa duket do t’i hyjë shpejtë në zemër teksa sapo pyetet për rivalët e Partizanit, Mici e pret shkurt: Nuk mendoj fare për ata, dua të fitoj derbin.

Rikthim në Shqipëri, si ndiheni?

-Ndihem mjaft mirë, kanë kaluar 5 vite dhe ishte koha e duhur për t’u rikthyer.

Tiranën e keni sfiduar me shumë skuadra, si është tani të jesh pjesë e bardhebluve?

-Është kënaqësi e madhe dhe njëkohësisht përgjegjësi të jesh pjesë e klubit më të madh dhe më të trofeshëm në vend.

Çfarë të bëri të pranoje ofertën e Tiranës?

-Nuk ishte aspak e vështirë, drejtori Osmani këmbënguli për mua dhe për dy minuta e kam pranuar idenë për t’u rikthyer në Shqipëri dhe te Tirana.

Trajner gjeni Orges Shehin, dikur kapiteni juaj te Skënderbeu.

-Ka qenë një shembull për të gjithë ne te Skënderbeu dhe lider i vërtetë. Gjithashtu këto cilësi i kanë dhënë frytet që është dhe trajner i suksesshem. Mezi po pres të filloj punën.

Vini të luani për herë të parë në kryeqytet, aty ku ka pasur shumë zë për emrin tuaj. Çfarë mendon për Partizanin?

-Nuk mendoj asgjë për Partizanin apo rivalë të tjerë. Fokusi im është vetëm Tirana dhe të përshtatem sa më shpejt me çunat dhe ekipin.

Pse nuk u transferove kurrë te të kuqtë?

-S’ka qenë e shkruar.

Për një lojtar si ju që ka fituar gjithçka në karrierë, nuk janë të shumta sfidat që ju mbeten. Çfarë synoni me Tiranën?

-Synoj ta ndihmoj ekipin të arrijmë sa më larg në Europë. Titulli te ky ekip nuk diskutohet që çdo vit është objektiv. Çdo gjë kam fituar, vetëm derbi më ka ngel pa fituar.

Që prej Ansi Agollit, Kombetarja ka vuajtur për një mbrojtës të majtë. Të vjen keq që nuk t’u dha mundësia edhe pse ishe në kulmin e karrierës?

-Jo nuk më vjen keq. Mendoj se Kombetarja e ka mbrojtësin e majtë cilësor. Më pëlqeu Mitaj ndeshjen e fundit me Moldavin.

Kudo ku keni shkelur, keni ngritur trofe. Cili është ai trofe apo moment që bën diferencën në kujtesën tuaj?

-Futja në grupet e Europa League me Skënderbeun ishte trofeu më i veçantë. Shpresoj ta bëjmë një gjë të tillë edhe me Tiranën.

Lini një kryeqytet si Prishtina me tifozëri si Plisat dhe vini në një kryeqytet tjetër me tifozë si Fanaticsat. Çfarë mesazhi keni për ta?

-Shumë respekt kam për të gjithë tifozët e skuadrave që kam luajtur por gjithmonë kam admiruar mbështetjen që Tirona Fanatics i bëjnë skuadrës. Është e veçante dhe kam besim këtë vit se do ua kthejmë dyfish mbështetjen e tyre./Gledi FEJZA/

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga