Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Futbollisti i "kap" motrën shokut, “ish”-i i Big Brother në krahët e “ish”-it të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT

Armando Vajushi është i papërmbajtshëm. Jo vetëm që ecën shpejt me makinë, por edhe në jetën private ka avancuar mjaft. Në fotot e publikuara në instagramin e tij shihet që ndodhet një bukuroshe shqiptare dhe një emër i njohur i ekranit.

[caption id="attachment_12751" align="alignleft" width="300"]Arjan Sheta Arjan Sheta[/caption]

Olta Sheta, motra e qendërmbrojtësit të Laçit Arjan Sheta, e cila ka qenë pjesë e programit “Big Brother” në “Top Channel”, është parë në krahët e lojtarit shkodran, i cili është aktivizuar edhe me Kombëtaret e moshave, por është thirrur edhe nga ajo e madhe. Vajushi dhe vëllai i Oltës, Arjan Sheta, nuk kanë qenë asnjëherë në një skuadër, por sipas këtyre fotove ata mund të jenë më pranë.

Duket qartë në foto që mes palëve nuk ka diçka të ekzagjëruar, por që sipas fotove dhe komenteve që bëjnë familjarët në to, duket se gjithçka ka marrë formë zyrtare mes palëve, të cilët kanë vendosur të bëjnë publike gjithçka.

Armando Vajushi në karrierën e tij ka luajtur për Vllazninë në kampionatin tonë, Liteks Lovech në Bullgari dhe më pas u bë pjesë e Chievo në Serie A, por që nuk luajti në asnjë ndeshje me këtë skuadër duke u huazuar te Livorno në Serie B. Pritet që këtë sezon ai të kthehet te Chievo, ku mund të aktivizohet.

[gallery columns="1" size="full" ids="12747,12745,12746,12748,12749,12750"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga