Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Eneo BITRI në udhëkryq, qendërmbrojtësi: Ju tregoj të ardhmen time

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Eneo BITRI në udhëkryq, qendërmbrojtësi: Ju

Eneo Bitri është një nga lojtarët më të përmendur në këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi i Partizanit ka bërë një sezon të shkëlqyer duke rënë edhe në sytë e klubeve të huaja. Siç newsport.al njoftonte javë më parë, Hapoel Tel Aviv ka bërë ofertë konkrete për shtatlartin.

Megjithatë ende s'është vendosur e ardhmja e tij. Këtë e tregon edhe vetë futbollisti që në një prononcim të shkurtër për Newsport.al lë gjithçka të hapur. Ai konfirmon ofertat nga jashtë vendit, megjithatë nuk mohon mundësinë e qëndrimit në kryeqytet.

"Ende s'kam vendosur për të ardhmen. Kam disa oferta nga jashtë vendit. Por, njëkohësisht kam folur edhe me drejtuesit e Partizanit. Nuk kam zgjedhur akoma", deklaroi shkurtimisht për Newsport.al, shtatlarti i prapavijës së kuqe.

Beratasi u rikthye te Partizani në merkaton e dimrit, pas një përvojë te Astana në Kazakistan. 25-vjeçari është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të organikës kryeqytetase. Në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, u aktivizua në 17 ndeshje duke realizuar edhe 2 gola. Në vitin e katërt me fanelën e Partizanit, Bitri ka marrë rolin e liderit në prapavijë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga