
Pas dy goditjeve në repartin e sulmit me Raphael Dwamena dhe Redi Kasa, Egnatia pritet të bëjë një tjetër dhuratë për trajnerin Shpëtim Duro. Sipas burimeve të Newsport.al, rrogozhinasit janë pranë firmës me një sulmues lituanez, emri i të cilit mbetet enigmë për momentin.
Largimet e Delarge dhe Camaj boshatisën sulmin e jeshilëve dhe me tre afrimet e reja, reparti ofensiv mund të konsiderohet i kompletuar. Zyrtarizimi i lituanezit do të vijë pasi palët të kenë nënshkruar marrëveshjen.
Egnatia ka synimet e qarta këtë sezon teksa pjesëmarrja në Kupat e Europës është objektivi parësor i vendosur nga presidenti Demrozi, i cili po punon sëbashku me drejtuesit e tjerë për të krijuar një ekip kompetitiv në Superiore.