Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ E zbulon Dervishi: 500 mijë euro për Ekuban dhe 30 mijë eurot që e ndajnë nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ E zbulon Dervishi: 500 mijë euro për Ekuban dhe 30

Kaleb Ekuban është lojtari më i përfolur te Partizani së fundmi. Sulmuesi italian ka arritur të shënojë 2 gola në miqësoret e zhvilluara në Antalia të Turqisë, kundër Fenerbahçes dhe Gabalës. Madje tifozët turq filluan të thërritnin në kor emrin e tij. Sot, për 22-vjeçarin foli drejtori i të kuqve Edmond Haxhia, teksa theksoi që Ekubanin e ka "blinduar" presidenti Demi. Ndërkohë për newsport.al ka reaguar, ish drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi i cili ka zbuluar ofertën prej 500 mijë eurosh për italianin dhe klauzolën prej 30 mijë euro që mund ta largojë në çdo moment bomberin e të kuqve.

"Ekuban është lojtar i Chievo Verona. Se vjen një ofertë nga skuadra të huaja, klubi i Chievos e lëviz si të dojë duke paguar një gjobë prej 30 mijë eurosh Partizanit. Partizani nuk ka asnjë klauzolë të mbajë Ekubanin dhe kjo përbën një gabim, pasi i kishin mundësitë që në fillim të vendosnin kushte. Unë di një skuadër që ofroi 500 mijë euro para 3 ditësh dhe drejtori Nember nuk e pranoi. Me blerjen e Cetkoviç, të kuqtë bëhen të frikshëm, por besoj se nuk duhen të tjerë lojtarë pasi mund të prishin ekuilibrin në ekip. Dua të them që Gaz Demi e ka fituar kampionatin e tij me qendrën sportive dhe investimet. Tani i takon stafit dhe ekipit ta fitojnë", ka përfunduar Dritan Dervishi për newsport.al.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga