Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ E ardhmja e kapitenit të Partizanit në udhëkryq, 40 mijë euro mbajnë "peng" Idriz BATHËN

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ E ardhmja e kapitenit të Partizanit në udhëkryq, 40

Një projekt serioz nis gjithmonë duke ruajtur bazën e skuadrës. Dhe një gjë të tillë dëshirojnë edhe te Partizani për sezonin e ardhshëm, teksa drejtuesit e klubit po punojnë për të "blinduar" grupin aktual.

Newsport.al ka mësuar nga burime të besueshme pranë klubit se kapiteni Idriz Batha është i pari që është ulur në bisedime me ta për të diskutuar të ardhmen e tij. Shumë zëra e largojnë mesfushorin e kuq nga 15-herë kampionët e vendit, megjithatë drejtuesit janë gati për ta mbajtur sërish në ekip.

Bëhet e ditur që Bathës i është ofruar një kontratë nga ata, por fillimisht palët duhet të dakortësohen për kushtet e saj. Mësohet se kapiteni i të kuqve ka kërkuar 40 mijë euro paradhënie në mënyrë që të hedhë të "zezën mbi të bardhë".

Ende nuk është kthyer një përgjigje përfundimtare nga presidenca e kuqe, por gjasat janë që gjithçka të mbyllet pozitivisht.

26-vjeçari shihet si një nga pikat kyçe të mesit të fushës. Prej katër sezonesh, ai është pjesë e Partizanit dhe ambientin e kuq e njeh mjaft mirë. Jo më kot është edhe kapiten i skuadrës dhe ekipi i edicionit të ri është projektuar të nisë duke ruajtur fillimisht mesfushorin. /Newsport.al/

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga