Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Duart në fyt në finalen e Kupës së Shqipërisë, KËRÇIKU dhe VANGJELI tregojnë marrëdhënien: S’jemi më miq

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Duart në fyt në finalen e Kupës së

Ishte 31 maji i vitit 2017-të kur Tirana dhe Skënderbeu do të përplasnin “brirët” në “Elbasan Arena” në kuadër të finales së Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-1, viti më i vështirë për skuadrën më të titulluar në vend, pasi edicionin e ardhshëm do të luanin në Kategorinë e Parë. Edhe pse tërësisht të demoralizuar, bardheblutë arritën të fitonin me duelet në fushë që ishin tejet të zjarrta.

Asokohe Kristi Vangjeli dhe Dorian Kërçiku kontribuonin për ngjyrat e ndryshme. Në linjën e djathtë të mbrojtjes, Vangjeli në radhët e Skënderbeut ndërsa Kërçiku për kryeqytetasit. Të ndodhur të dy në një krah, nuk munguan as përballjet e zjarrta mes tyre. Madje në një moment, nervat i tradhëtojnë të dy dhe Vangjeli kap për fyti lojtarin e Tiranës.

Pikërisht këtë moment Newsport.al e rikthen edhe një herë në vëmendjen e të dy futbollistëve që sot luajnë për skuadra të ndryshme. Kristi Vangjeli është pjesë e Tiranës, ndërsa Kërçiku kontribuon për Partizanin. Të dy lojtarët treguan se ka qenë pjesë e nervave të lojës, por jo se kishte pasur diçka personale mes tyre. Ajo që ra në sy ishte se të dy deklaruan se nuk janë miq jashtë fushës së blertë. I pyetur nga Newsport.al, Dorian Kërçiku u shpreh:

Ka qenë finale e Kupës së Shqipërisë. S’e mbaj mend këtë moment, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Me Vangjelin kemi qenë shokë skuadre. Jashtë futbollit s’kemi asnjë lloj marrëdhënie”, tha fillimisht ai.

Largimi i tij nga Tirana habiti mbarë opinionin sportiv. A ndikoi afrimi i Vangjelit në divorcin e Kërçikut me bardheblutë? Mbrojtësi i Partizanit ka një përgjigje: “ Çdo lojtar ka vendin e vet. Nga Tirana u largova me dëshirën time, s’më largoi njeri. Kisha 7 vite aty dhe ishte momenti i duhur për të ndërruar ambient”.

Pas Kërçikut ishte radha e Vangjelit që tregonte se çfarë mbante mend nga ai moment. Korçari i bardhebluve zbuloi se nuk e kujtonte aspak si episod.

S’e mbaj mend të them të drejtën këtë moment fare, madje as gjestin. Nëse do të ishim ndëshkuar, besoj se do ta kisha kujtuar. (Qesh)”, tha fillimisht Vangjeli.

I pyetur më pas për marrëdhënien mes tyre, mbrojtësi bardheblu tregoi: “Me Kërçikun kam pasur marrëdhënie shumë të mira kur ishim në një skuadër. Kur kemi luajtur edhe kundërshtarë, raportet kanë qenë perfekte. Nuk e kam idenë fare se si ka ardhur ky moment. Se s’para e bëj as un dhe as ai”, shtoi më tej.

A janë miq jashtë fushës? Vangjeli s’ngurron të përgjigjet: “Kemi qenë shokë skuadre, por jashtë fushë s’kemi asnjë lloj marrdhënie”, përfundoi ai. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga