
Kukësi ka përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes me Ebert Cardoson. Burime për Newsport.al tregojnë se braziliani ka firmosur me klubin verilindor dhe do jetë pjesë e skuadrës gjatë fazës përgatitore që do zhvillohet në Turqi.
Edison Ndreca, i cili mban po atë krah në mbrojtje, mund të ndjehet “i kërcënuar” nga 29-vjeçari. Ebert Cardoso vjen pas aventurës me Noravank në Armeni. Më parë ai ka provuar destinacione të ndryshme në Armeni, Brazil, Bullgari dhe Ukrainë.
Në anën tjetër kujtojmë se Ndreca ishte pjesë e Partizanit gjatë Kupave të Europës, aventurë që nuk zgjati shumë pasi të kuqtë u eleminuan në turin e parë të Conference League. Do jetë në dorën e Skënder Gegës për të zgjedhur të besuarin e tij. /Newsport/