Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ De Biasi telefonon 12 kosovarët e kombëtares për t'iu marrë një përgjigje

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria dhe Kosova gjatë viteve të fundit kanë qenë bashkë në çdo aspekt sa i përket futbollit. Lojtarët kosovarë përherë kanë zgjedhur të luajnë për ngjyrat kuqezi, ndërsa nuk kanë qenë të paktë në formacion apo në përbërjen totale.

komb1Në çdo grupmoshë, nga U-17 deri te skuadra e të rriturve që këtë herë mori pjesë në Euro 2016, në kombëtaren kuqezi ka shumë lojtarë, të cilët përbëjnë më shumë se 50% të totalit. Sipas asaj që zbulon "Newsport.al", tashmë situata ka ardhur në një pikë të nxehtë, e cila duhet të ndajë gjithçka për të ardhmen.

Albert Bunjaki kërkon që kosovarët të zgjedhin Kosovën, ndërsa po bën "luftë" mediatike që të ketë në përbërje të ekipit të tij edhe ata që tashmë luajnë për Shqipërinë prej disa vitesh. Këtë gjë duket se nga ana tjetër po e bën edhe Gianni De Biazi, i cili mësohet se sot u ka bërë telefonatë 12 futbollistëve kuqezinj, të cilët janë aktualisht pjesë e Shqipërisë, por që për të ardhmen çdo gjë ka mbetur për t'u diskutuar.

kombiAi e ka nisur që nga portieri Berisha e duke përfunduar te më i riu, sulmuesi Milot Rashica, ku futbollistëve kuqezinj u ka kërkuar që të vendosin për të ardhmen, nëse duan të zgjedhin Kosovën apo Shqipërinë. I vetmi që ka mbetur pa telefonuar është Lorik Cana, i cili ka deklaruar tërheqjen nga Kombëtarja.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018" më 5 shtator kundër Maqedonisë, ndaj dhe tekniku italian i kuqezinjve ka dashur që të qartësojë të ardhmen.

Etrit Berisha

Mërgim Mavraj

Arlind Ajeti

Burim Kukeli

Ermir Lenjani

Frederic Veseli

Berat Djimsiti

Amir Abrashi

Migjen Basha

Taulant Xhaka

Shkëlzen Gashi

Milot Rashica

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga