Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ “Çmendet” klubi i Kategorisë së Dytë, arrihet marrëveshja me 4 futbollistë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Çmendet” klubi i Kategorisë së

Vora e ka seriozisht në këtë merkato vere. Pas zyrtarizimit të trajnerit Artan Mërgjyshi dhe prezantimit të disa futbollistëve, vorakët godasin sërish. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije për Newsport.al se sot është arritur marrëveshja me plot 4 futbollistë.

Bëhet fjalë për Jasamin Raboshtën, Orion Xhemalajn, Skënder Qaton dhe Amri Kallakun. Trajneri Mërgjyshi është i qartë për organikën e sezonit të ri dhe sot ka ardhur firma në kontratë me 4 lojtarët e sipërpërmendur.

Me në krye administratorin Eldiano Topi, projekti i Vorës duket ambicizioz ku do të synohet rikthimi në Kategorinë e Parë. Pse, jo shpresohet që edicioni futbollistik të shkojë si duhet, për të shpresuar më tej edhe ngjitjen mes më të mirëve. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga