Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ “Bingo” për klubin e Superiores, shitet në Hungari lojtari titullar

Shkruar nga NEWSPORT

Egnatia duket se ka bërë “bingo” në këtë merkato dimri. Edhe pse në Superiore është viti i tyre i dytë që militojnë mes më të mirëve, drejtuesit rrogozhinas janë me ide të qarta. Burime të afërta pranë tyre bëjnë me dije për Newsport.al që kanë shitur në Hungari mesfushorin Hamzat Ojediran.

19-vjeçari ka shkëlqyer në pjesën e parë të këtij sezoni futbollistik dhe në këtë mënyrë ka rënë në sytë e hungarezëve. Mësohet se Debrecen është klubi që do të përfitojë shërbimet e futbollistit, duke derdhur në arkat e klubit të Egnatias 100 mijë euro. Ky është lojtari i parë që rrogozhinasit shesin dhe pikërisht një lojtar të afruar vetëm në merkaton e verës.

Hamzat është aktivizuar në 11 ndeshje Egnatian, ku nuk ka shënuar asnjë gol. Megjithatë në mesin e fushës, ai ishte “digë” para mbrojtjes duke ia bërë të vështirë kundërshtarëve depërtimin në zonën e tij. Aktualisht lojtari gjendet në Marok me Kombëtaren U-20 të Nigerisë dhe kur të kthehet në Shqipëri do të zyrtarizohet transferimi i tij. /Retin TOKA/

[caption id="attachment_679638" align="alignnone" width="694"] Mesfushori Hamzat[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga