Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Apolonia gjen “timonier”, gati zyrtarizimi i trajnerit të njohur

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Apolonia gjen “timonier”, gati zyrtarizimi i trajnerit

Adriatik Faslliu pritet të jetë trajneri i ri i Apolonisë. Burime të besueshme pranë klubit fierak bëjnë me dije për Newsport.al që ish-tekniku i Turbinës shihet si i duhuri për të marrë drejtimin e tyre.

Duhet theksuar se ende s’është thënë fjala e fundit, megjithatë miqësia e tij me presidentin Koço Kokëdhima mund ta zyrtarizojë së shpejti në krye të skuadrës së Apolonisë. Shkarkimi i Klevis Dalipit pas fillimit të kampionatit ka lënë vakant pozicionin e trajnerit.

Kësisoj, Faslliu shihet si zëvendësuesi ideal i teknikut kryeqytetas. Pritet të shihet se çdo të ndodhë përfundimisht në Fier, ndërsa presidenca e Apolonisë ka caktuar objektiva madhorë.

Aktualisht, skuadra e Apolonisë renditet në vendin e katërt me 4 pikë të grumbulluara në 3 javë të zhvilluara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga