Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Apolonia bëhet pengesë, "ngrin" firma e Teutës me lojtarin e njohur

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Apolonia bëhet pengesë, "ngrin" firma e

Teuta prej ditësh ka përgatitur afrimin e sulmuesit Mario Gjata në ekip. Bomberi fierak madje ka nisur edhe stërvitjet me bregdetarët duke u vënë nën urdhërat e trajnerit Diego Longo.

Mirëpo, situata merr një rrugë 180 gradë. Burime të besueshme pranë klubit, bëjnë me dije për Newsport.al se firma me lojtarin ka ‘ngrirë’. Kjo për shkak se Gjata është ende nën kontratë me Apoloninë dhe drejtuesit fierak nuk duan ta lënë të largohet falas.

Mbetet të shihet sesi do të veprojnë drejtuesit durrsak, nëse do të paguajnë në arkat e Apolonisë apo do të gjendet një zgjidhje tjetër. Trajneri Longo kërkon një sulmues në ekip pasi aktualisht ka vetëm Klejdi Dacin dhe Oshafin.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga