Alfred Mensah rikthehet të jetë në vëmendjen e Skënderbeut. Newsport.al mëson se klubi korçar e ka bllokuar aktualisht sulmuesin në Izrael, pas nënshkrimit të kontratës me Hapoel Nof GaGalil.
Shkak për këtë janë bërë 90 mijë euro, që izraelitët duhet t’i paguajnë Skënderbeut. Kjo shumë parash shkon te juglindorët si tarifë për formimin e 22-vjeçarit nga Gana.
Lojtari ka mbetur peng për këtë arsye, ndërsa ishte në pritje të sfidës hapëse në kampionat. Kujtojmë se klubi ku ndodhet aktualisht Mensah militon në ligën e dytë izraelite, dhe fillon nesër kampionatin në orën 12:00 kundër Maccabi Petah Tikva.

Poll