Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gazeta spanjolle "dridh" rivalët e Barcelonës! Gjiganti i La Liga-s shokon skuadrën italiane, gati t'i rrëmbejë "pishtarin" e formacionit

Shkruar nga NEWSPORT
Gazeta spanjolle "dridh" rivalët e Barcelonës! Gjiganti i La
Skuadra e Interit

Barcelona është më e vendosur se kurrë për të siguruar shërbimet e Alessandro Bastonit. I konsideruar si ndër objektivat kryesorë për përforcimet e ardhshme në merkaton e verës, klubi katalunas ia ka vënë syrin shtatlartit të mbrojtjes i cili preferohet shumë nga trajneri Flick dhe drejtori sportiv Deco.

Së fundmi, gazeta prestigjoze spanjolle "Marca" ka raportuar se lojtari italian ka dhënë tashmë "fjalën" e tij duke i hapur rrugë një kalimi në stadiumin "Spotify Camp Nou", ndërsa priten bisedimet mes klubeve. 

Për të kënaqur interesat e zikaltërve, gjigantët spanjollë janë të gatshëm t'i ofrojnë dhe një lojtar në këmbim. Bëhet fjalë për Dani Olmon dhe Ferran Torres të cilët mund të sakrifikohen për të sjellë në skuadër një mbrojtës të kalibrit botëror.

Ardhja e Bastonit te Barcelona mund të zgjidhte përfundimisht shqetësimet e këtij reparti të brishtë, pasi në dy sezonet e fundit, klubi blaugrana ka vuajtur shumë për të zgjidhur "hallet" e prapavijës duke pësuar gola të rëndë në ndeshjet deçizive.

 

Poll

Lexo gjithashtu