Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ 500 mijë euro për Redon XHIXHËN, sulmuesi i kampionëve në gjurmët e Myrto UZUNIT

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ 500 mijë euro për Redon XHIXHËN, sulmuesi i

Redon Xhixha është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës në këtë sezon futbollistik. Sulmuesi kurbinas ka arritur të realizojë 10 gola në 12 javë të Superiores duke treguar një formë fantastike. Pikërisht me këtë formë të treguar, vështirë se do ta lënë të qëndrojë në Shqipëri. Në klubin bardheblu janë shprehur se nuk do t’i mohojnë mundësinë për ta lënë të lirë, por çdo kush që dëshiron shërbimet e tij, duhet të paguajë.

Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që në drejtim të kampionëve të Shqipërisë ka ardhur një ofertë e majme. Ferencvarosh është gati të paguajë plot 500 mijë euro për kartonin e lojtarit. Aktualisht bisedimet janë në rrugë të drejtë. Megjithatë fjala e fundit ende s’është thënë. Dëshira e 24-vjeçarit është të provojë forcën e tij në një kampionat europian. Dhe Hungaria duket si habitati i duhur për të.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa mësohet se para pak kohësh ka pasur një ofertë tunduese nga Arabia për të. Por, ka qenë dëshira e lojtarit që ka refuzuar kategorikisht arabët sepse dëshiron të luajë në Europë, ku të mund të tregojë vlerat e tij. Kjo nuk është hera e parë që klubi hungarez hedh “grepat” nga lojtarët e Superiores. Ishte pikërisht Ferencvaroshi ekipi që katapultoi Myrto Uzunin në nivelet që është në ditët e sotme.

Aktualisht vlera e Xhixhës sipas “Transfermarkt” është 550 mijë euro. Anësori ka qenë titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Orges Shehit, performanca e cila e çoi dhe në kombëtaren shqiptare. Tanimë s’mbetet gjë tjetër veçse të pritet merkato e janarit, ku me gjasë Xhixha do të bëjë lëvizjen e rëndësishme në karrierë duke mbushur ndjeshëm dhe arkat e klubit kampion. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga