Japonezi Masato Fukui është një nga përforcimet më të rëndësishme të Skënderbeut në merkaton e verës, të paktën deri tani. Po sa i ka kushtuar ekipit kampion ky futbollist me kualitet, që sezonin e fundit ra në sy me Tiranën? Plot 45 mijë euro i ka dhëë klubi korçar mesfushorit-sulmues vetëm për sezonin e parë. Një shifër e konsiderueshme kjo, nëse kemi parasysh nivelin e tregut aktual në vendin tonë. Kontrata që japonezi ka nënshkruar me kampionët është 3-vjeçare dhe nuk është aspak çudi që në një të ardhme ky futbollist 27-vjeçar të shitet në një klub të huaj, siç është edhe politika e klubit juglindor. Prezantimin e Fukuit e bëri para disa ditësh menaxheri Gerhard Takaj, para se ekipi të nisej drejt Austrisë.
VLORA – Para se të firmoste me Skënderbeun, Fukui bëri edhe një xhiro edhe në Vlorë, ku takoi drejtuesit e Flamurtarit. Neësport.al mëson se japonezi u ka kërkuar 65 mijë euro drejtuesve të klubit vlonjat, madje kërkoi edhe një shumë të caktuar në dorë, gjë që nuk u pranua dhe Flamurtari u fshi si opsion për të ardhmen. Tani Fukui pritet të japë kontributin e tij me fanellën e skuadrës kampione dhe shanset i ka të mëdha për të qenë titullar.