
Arsid Kruja ka çuar në gjyq klubin e Flamurtarit. Ish-mesfushori i klubit vlonjat ka disa detyrime të prapambetura pa marrë nga ish skuadra e tij. Për newsport.al bëhet e ditur që bëhet fjalë për 16 mijë euro. Tashmë çështja ka përfunduar në duart e gjyqtarëve, ku ditët në vijim pritet t’i jepet zgjidhje.
Kujtojmë që Arsid Kruja ishte pjesë e Flamurtarit në fillim të sezonit 2015-2016, ku u huazua nga klubi Hajer Club. Por duke qenë se hapësirat ishin të pakta dhe mosmarrëveshjet me trajnerin, bënë që mesfushori 23-vjeçar të huazohej te Laçi, skuadër me të cilën mbylli sezonin.
Ndërsa për sezonin e ri 2016-2017 shkodrani është rikthyer pikërisht në vendlindjen e tij, ku do të luajë për fanellën e Vllaznisë.
[gallery columns="1" size="full" ids="23618"]