
Ballkani ka mundur 1-0 Malishevën, duke shkuar kështu në çerekfinalen e Kupës së Kosovës. Takimi është vendosur nga një gol i Albion Rrahmanit, në fund. Rrahmani gjuajti saktë, duke dërguar topin në fundin e rrjetës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja përveç se synon kampionatin, do kërkojë të bëjë mirë dhe të triumfojë edhe në Kupën e Kosovës. Ajo që rrit shanset që diçka e tillë të ndodhë është fakti se grupi i ekipit nga Suhareka është tejet i fortë, me lojtarë mjaft cilësorë. Sa i përket kampionatit, Ballkani është e 3-ta me 33 pikë.
Poll