Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Përmbysje spektakolare dhe 3 gola, Malisheva i jep leksione Ballkanit dhe “ndez” garën për titull

Shkruar nga NEWSPORT
Përmbysje spektakolare dhe 3 gola, Malisheva i jep leksione Ballkanit dhe
Ballkani - Malisheva

Ballkani është mposhtur në shtëpi nga Malisheva, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superligës së Kosovës. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 1-2, në favor të ekipit mik.

Në fakt, ishte Ballkani që shënoi golin e parë me anë të Bleart Tolajt në minutën e 14-t. Megjithatë, përmbysja ndodhi që në pjesën e parë. Malisheva shënoi me Opeh në minutën e 28-të dhe Diatta në të 37-tën, duke marrë një fitore spektakolare.

Kështu, gara e titullit bëhet më e zjarrtë në Superligën e Kosovës. Ballkani mbetet në vendin e parë me 36 pikë, po aq sa Prishtina e vendit të dytë. Në krahun tjetër me 33 pikë, Malisheva renditet e 4-ta.

Poll

Lexo gjithashtu