
Përveç ekipeve të Superiores në fushë sot zbresin edhe ekipe të tjera shqiptare. Dukagjini, Gjilani, Shkëndiaj e Shkupi luajnë aktin e dytë të fazës së parë të Conference League.
Dukagjini do të luajë kundër Europa FC. Kujtojmë që ndeshjen e parë ekipi nga Kosova fitoi me ekipin nga Gjibraltari në “Fadil Vokrri”, me rezultatin 2-1. Ndeshja në transfertë do të jetë vendimtare.
Ekipi tjetër dardan, Gjilani do të luajë kundër Niedercorn. Në Lukesemburg shqiptarët arritën të barazonin 2-2, një rezultat që në transfertë vlen shumë. Sot ekipi ‘Skifterat’ luajnë shanset e tyre për kualifikim.
Në krahun tjetër ekipet shqiptare që militojnë në kampionatin maqedonas, Shkëndija dhe Shkupi shkojnë si fituese në ndeshjen e kthimit. Këta të fundit e kanë pothuajse të sigurt kualifikimin pas fitores me rezultatin 5-0 në ndeshjen e parë, kundër lituanezëve të Hegelmann.
Teksa Shkëndija ka paksa më të komplikuar pasi ndeshjen e parë shënoi një fitore minimale 1-0 kundër ekipit nga Uellsi, Haverfordëest. Për Shkëndijen gjithçka mbetet e hapur.