Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ekipet shqiptare dhe arena europiane, pse dështuan klubet e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipet shqiptare dhe arena europiane, pse dështuan klubet e Superiores

"Short i lehtë për ekipet shqiptare", "Tirana kundër amatorëve, Partizani me një këmbë në turin tjetër"! Këto ishin disa nga titujt e mediave shqiptare pas hedhjes së shortit për raundin e parë të eleminatoreve të kupave europiane. Të gjithë prisnin që ekipet e kryeqytetit të kalonin të paktën një tur, por gjithçka u kthye përmbys.

Kampionët e Shqipërisë, Tirana, jo vetëm që nuk arriti të kalonte modestët e Dudelange nga Luksemburgu, por u mposht në të dyja ndeshjet, duke mos treguar asgjë në fushën e lojës, me lojtarët që nuk kishin asnjë të përbashkët me paraqitjen që bënin pak muaj më parë në kampionat. Cilësitë i kanë, por euforia që i përfshiu pas shortit, duke i shtuar edhe fryrjen që mediat i bënë ekipit kampion, bënë që rezultati të ishte i turpshëm.

Lojtarët duhet të kuptojnë se për të luajtur në Europë nuk duhet parë emri i kundërshtarit në short, as kostumet e reja të qepura për t'u dukur si Barça e Reali, por duhet ulur koka dhe duhet punuar fort. Paraqitja e jashtme duhet të jetë problemi i fundit, por fatkeqësisht te Tirana e sivjetshme ishte problemi i vetëm që u zgjidh. Financat janë, ashtu si edhe lojtarët, por duhet parë me kujdes se ku çalon ky ekip, pasi ekziston rreziku që kampionati tjetër të jetë shumë i vështirëë për kampionët.

Partizani ishte ekipi tjetër i kryeqytetit që iu gëzua shortit, teksa euforia u shtua edhe më shumë pas ndeshjes së parë të fituar në Gjeorgji. Por vetëm pak do të zgjaste gëzimi i të kuqve, pasi gjeorgjianët treguan se ndeshjet fitohen në fushë dhe jo në titujt e gazetave. Raste të shpërdoruara nga lojtarë që kishin më shumë dëshirë të shënonin vetë sesa të ndihmonin ekipin, bënë që investimet e një sezoni të tërë të hidheshin poshtë në 120 minuta të ndeshjes në "Air Albania".

Vllaznia është ekipi që mund të kritikohet më pak, pasi edhe vetë kundërshtari ishte shumë më lart se shkodranët, por kuqeblutë duhet të mësojnë të mos shthuren sërish në Europë siç bënë në 45 minutat e dyta në Rumani, pasi kishin zhvilluar një ndeshje të parë të mirë në Shkodër.

Laçi ishte i vetmi ekip shqiptar që kaloi një tur në Europë, por bardhezinjtë bënë "vetëvrasje" në turin e dytë, pasi u shpërfytyruan vetëm në pak minuta nga moldavët e Petrocub. Ndoshta po të kishin qënruar me këmbë në tiokë pas pjesës së parë, Laçin sot do e kishim duke festuar arritjen në turin e tretë.

Ky dështim i sivjetshëm në kompeticionet europiane duhet të jetë një mësim për të gjitha ekipet shqiptare, që duhet të kuptojnë se në Europë nuk luhet me kostume të reja apo me stadiume të rinj për stërvitje, në Europë nuk kalohen turet me titujt e mediave apo me mburrje në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga