Asisti i Arinaldo Rrapajt
Skuadra e Kolos Kovalivka mori fitore të pastër në transfertë kundër Oleksandriya, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Premier League ukrainase.
Rol të rëndësishëm pati edhe mesfushori shqiptar Arinaldo Rrapaj. Në minutën e 86-të, ish-lojtari i Partizanit kontriboi me asist në golin e 3-të për të tijët, ndonëse u fut në fushë vetëm si zëvendësues.
Gjatë këtij sezoni me Kolos Kovalivka, 24-vjeçari ka shënuar 1 gol dhe 3 asiste në 16 prezenca, kampionat. Gjatë merkatos së janarit 2025, Rrapaj u transferua nga Partizani në Ukrainë për 550 mijë euro, teksa te “Demat e Kuq” kishte fituar titullin në sezonin 2022-2023, sikurse Superkupën e Shqipërisë, 2023-2024.
Poll
