
Përveç Tiranës në fushë ditën e sotme kanë zbritur edhe ekipet shqiptare. Kanë përfunduar ndeshjet e kthimit edhe për Dukagjinin, Ballkanin dhe Dritën.
Ballkani ka dominuar edhe ndeshjen e kthimit kundër kampionëve të Irlandës. Pasi fitoi ndeshjen e parë 3-0 në “Fadil Vokrri”, të besuarit e Ilir Dajës fituan dhe të dytën me rezultatin bindës 1-4.
Drita ishte e pafat pasi ishte në barazim 1-1 deri në minutën e 122-të, por një penallti e shkaktuar nga mbrojtja e ekipit shqiptar solli dhe golin e 1-2 për Viktoria Plzen në fundin e sfidës.
Në krahun tjetër Dukagjini u “shpartallua” nga Rijeka e Kroacisë. Ekipi shqiptar u mund me rezultatin e thellë 6-1.
Poll