Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekipet e kreut zbresin në fushë, 4 ndeshje premtojnë spektakël në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipet e kreut zbresin në fushë, 4 ndeshje premtojnë

Kategoria e Parë do të vijë ditën e sotme me 4 takime mjaft interesante dhe të luftuara, ku 8 ekipe do të synojnë vetëm rezultat pozitiv përballë kundërshtarëve të tyre. Të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtën orë, 14:00.

Në fakt kjo mund të cilësohet si dita e ekipeve të kreut, të cilat do të synojnë një tjetër  3 pikësh për të “blinduar” pozitat e tyre në klasifikim. Elbasani do të luajë në transfertë ndaj Korabit. Djemtë e Nevil Dedes kërkojnë të rimarrin sërish vendin e parë në klasifikim dhe ndaj ekipit të Shpend Kumbarçes kanë detyrim vetëm 3 pikët.

Edhe Apolonia gjithashtu tenton vetëm fitoren pasi dëshiron të mbajë hapin e ekipeve kryesuese, ndërsa do të udhëtojë në Vlorë për të sfiduar Flamurtarin. Skuadra e Emiliano Çelës ndodhet në vendin e 6-të në klasifikim dhe një fitore ndaj fierakevë do t’i ngjiste në renditje.

Luzi – Vora është ndeshja tjetër në program. Skuadra e Artan Mërgjyshit duket favorite ndaj ekipit të Luzit dhe fitorja për ta nuk duket e vështirë. Takimi i fundit është përballja mes Burrelit dhe Besës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga