
Në orën 17:00 do të startojë sfida e parë e këtij sezoni mes Egnatias dhe Skënderbeut. Një përballje që pritet me shumë interes për të parë se si do të përfaqësohen dy ekipet këtë sezon në Superiore.
Një duel që premton spektakël, teksa dy trajnerët, Edlir tetova dhe Ivan Gvozdenovic do të kërkojnë 3 pikët për ta nisur me këmbën e mbarë “Abissnet Superiore”.
Të dy teknikët kanë shuar çdo dilemë rreth formacioni startues me të cilët do të zbresin në fushën e lojës.
Formacionet Zyrtare:
Egnatia: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Dëamena. Trajner: Edlir Tetova
SKënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica. Trajner: Ivan Gvocdenovic.