Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Egnatia siguron golat, në Rrogozhinë zbarkon ish-sulmuesi i Levantes

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia siguron golat, në Rrogozhinë zbarkon ish-sulmuesi i Levantes

Akoma nuk është hapur merkatoja e janarit, por drejtuesit e Egnatias nuk i ka penguar të arrijnë marrëveshjen me një sulmues. Sipas shtypit të shkruar bëhet e ditur se rrogozhinasit kanë arritur marrëveshjen me ish-sulmuesin e Levantes në La Liga.

Bëhet fjalë për Raphael Dwamena, i cili është një qendërsulmues tipik për të cilin Shpëtim Duro ka pasur nevojë në skuadrën e tij. 27-vjeçari para 4 vitesh ka qenë pjesë e Levantes ku ka zhvilluar 12 ndeshje në La Liga, ndërsa CV e tij është e pasur, pasi në të kaluarën ka luajtur dhe në kampionatin zvicerian me Zyrihun si dhe në Austri me Lustenaun.

Në Rrogozhinë shpresojnë që sulmuesi të shpërthejë dhe të shënojë sa më shumë gola për të ndihmuar Egnatian në arritjen e rezultateve pozitive, ndërsa në janar pritet të debutojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga