
Egnatia siguroi kualifikimin ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë. Rrogozhasit barazuan 1-1 në “Egnatia Arena”, por kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Edlir Tetova për “Oversport” ka theksuar se është i kënaqur që skuadra e tij siguroi kualifikimin në çerekfinale.
"Fitorja? Ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë hasëm vështirësi, por në të dytën ndryshuam gjithçka. Bëmë të mundur të shënonim dhe të fitonim ndeshjen. Kjo ka shuëm rëndësi.
Synoni Kupën? Do të luftojmë në në dyja frontet, mundësia është dhe do të shpresojmë të shkojmë sa më lart në këtë kompeticion. Tashmë do të fokusohemi te sfida e radhës me Tiranën.
Rrotacioni? Po fatmirësisht kemi lojtarë për të bërë rrotacion në Kupë dhe kjo më pëlqen. Unë mundohem që të gjithë lojtarët të bëjnë më të mirën në fushën e lojës".