Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Egnatia “sakaton” Tiranën, në derbi pa qendrën e mbrojtjes

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia “sakaton” Tiranën, në derbi pa qendrën e

Egnatia mposhti mes spektaklit Tiranën në “Selman Stërmasi”, me rrogozhinasit që triumfuan me përmbysje 3-2. Një humbje që dhemb për kryeqytetasit, të cilët përveç se u mposhtën, tashmë janë të “sakatuar”, pasi lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë për sfidën e radhës.

Filip Najdovski do të mungojë, teksa me kartonin e verdhë që mori ndaj Egnatias ka plotësuar numrin 4 të tyre. Në këto kushte kapiteni do të jetë i pezulluar për duelin e radhës në kampionat që do të luhet ditën e shtunë po në “Selman Stërmasi”.

Këtë herë do të kenë përballë Dinamon, takim që do të startojë po në orën 14:00. Ndërkohë mungesa do të jenë edhe e Mustafa Abdullahut, Albi Dokës, Bruno Lulaj, Gentian Selmanit, Patrick. Në këtë mënyrë ndaj “Bluve” Julian Ahmataj do të vuajë mungesën e qendrës së mbrojtjes pasi Lulaj është i dëmtuar dhe Najdovski i pezulluar.

Lajm i mirë është rikthimi nga pezullim i Erion Hoxhallarit që do të marrë vendin e tij në mbrojtje në sfidën me Dinamon, teksa Ahmataj duhet të mendojë për “partnerin” e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga