Pasi fitoi Kupën e Shqipërisë dhe pasi doli në vendin e 3-të në kampionatin që sapo lamë pas ekipi i Egnatias është në Kupat e Europës. Ekipi rrogozhinas arriti të zhvillonte një sezon mjaft pozitiv madje duke u quajtur si surpriza e sezonit.
Ekipi i Egnatias është mjaft aktive dhe këtë merkato verore ku ka afruar lojtarë me peshë të “Abissnet Superiore”. Përpos afrimeve, nga Egnatia u largua një lojtar mjaft i rëndësishëm si kapiteni Jackson, i cili përflitet se do të transferohet tek Shkëndija e Tetovës.
Me paratë e fituara nga shitja e sulmuesit, Egnatia kërkon që t’i investojë në një qendërsulmues tjetër dhe lojtari që do të veshë fanellën e rrogozhinasve sezonin e ardhshëm është Vusal Isgandarli. Lojtari nga Azerbajxhani do të transferohet në kampionatin tonë pas aventurave në vendin e tij të lindjes dhe në kampionatin turk. Edhe faqja me famë botërore që merret me transferimet e lojtarëve e ka ripërpunuar profilin e lojtarit duke e vendosur në radhët e Egnatias, me të cilët do të firmosë një kontratë 1-vjeçare.
[caption id="attachment_698969" align="alignnone" width="1026"] Vusal Isgandarli Egnatia[/caption]