Egnatia nuk ndalet, zyrtarizojnë talentin e Kombëtares italiane
Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia s’ka ndërmend të ndalet këtë merkato. Klubi rrogozhinas po ndërtojnë një skuadër të konsoliduar në çdo aspekt për të tentuar surprizën në debutimin europian por edhe titullin kampion në sezonin e ri të Superiores.
Boshti i skuadrës është ruajtur dhe ekipi i janë bashkuar lojtarë si Janku, Aleksi, Isgandarli dhe Ndreca që pritet të rrisin cilësinë. Pak orë më parë Newsport.al bëri me dije se drejtuesit kanë arritur akordin edhe me Alessandro Ahmetajn.
Ish-talenti i Sassuolos dhe Kombëtares së moshave të Italisë ka mbërritur në Shqipëri për të firmosur kontratën e re dhe është afrimi i rradhës i rrogozhinasve. Mesfushori sezonin e fundit ishte pjesë e ND Gorica në Sloveni.
Lajmin e ka bërë të diutur vetë klubi nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar në Instagram. Egnatia shkruan se: Alessandro Ahmetaj Futbollisti Ahmetaj është lojtari më i ri i ekipit tonë. Pasi ka firmosur kontratën me klubin për 2 vitet e ardhshme, ai është bashkuar ekipit në stërvitje.