
Donald Mëllugja foli për Oversport pas ndeshjes me Vllazninë. Mesfushori ishte një nga më të mriët e sfidës teksa shkëlqeu me gol dhe asist.
“Golin e fundit e shënova me Bylsin para 2 sezonesh po ndaj Vllaznisë. Kenaqësi shumë e madhe e imja, një gol i rëndësishëm për ekipin. Asisti për Dwamenan i pëlqeu trajnerit? Profesori e di më mirë, ndoshta i pëlqeu aksioni.
Goli i pësua nga Tirana? Lushkja ma mori kohën shumë shpejt, kisha disa momente për ta ndalur por nuk e bëra. Gabimi im, duhet ta thyeja atë aksion.
Jackson dhe Fernando janë shumë të mirë, për mua janë ndër më të mirët në Shqipëria, luajnë qetë me topin. Mendoj se duhet të kishim më shumë pikë, kemi bërë hapa fals. Lëmë piëk shumë, por ky është futbolli.”