
Egnatia mori një barazim shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë të fazës së parë të Uefa Conference League përballë Ararat-Armenia. Klubi rrogozhinas arrriti të barazonte 1-1 në transfertë, rezultat që i jep shpresa kualifikimi.
Pikërisht për temën e kualifikimit ka folur dhe Renato Malota ku sipas shtypit ka thënë:
“Ararat është një ekip që duhet vlerësuar, por asnjëherë mbivlerësuar. Kishin lojtarë cilësorë në mesfushë dhe sulm, por edhe një portier shumë të aftë. Për ndeshjen e kthimit thjesht ne duhet të jemi më të saktë para portës. Duke shfrytëzuar si duhet shanset tona, them se do ta kalojmë këtë tur të parë”.
Poll