Egnatia pret në shtëpi Teutën për të bërë mes tyre edhe llogaritë e javës së 26-të të kampionëtit shqiptar. Një ndeshje që konsiderohet shumë e rëndësishme për rrogozhinasit të cilët do të synojnë 3 pikët për të mos dorëzuar te kundërshtarët vendin e 3-të në klasifikim.
Megjithatë djemtë e Edlir Tetovës ditën e sotme nuk do të luajnë vetëm kundër durrsakëve të Edi martinit, por edhe kundër historisë së përballjeve mes dy ekipeve.
Përveç Tiranës që është një nga skuadrat që nuk u kanë marrë dot fitoren, edhe Teuta është “macja e zëzë” për rrogozhinasit. Në 10 përballjet e zhvilluara në elitë mes tyre, Egnatia ka mundur të fitojë vetëm 1 në Elbasan sezonin e kaluar. Këtë sezon skuadra e tetovës ka mundur të marrë vetëm 1 pikë në “Niko Dovana” në sfidën e muajit janar të këtij sezoni.
Edhe golavarazhi flet plotësisht në favorin e djemve të detiti të cilët përveç 8 fitoreve të siguruara, kanë shënuar edhe 15 gola kundrejt 6 të Egnatias. Në këto kushte vendasit kanë një motiv më tepër të të synuar fitoren ndaj Teutës, së pari për të thyer “tabunë” dhe së dyti për të marrë një tjetër triumph pas asaj në Kupën e Shqipërisë.