Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Egnatia është ekipi më i mirë në Superligë", Skerdi Bejzade: Kur lojtarët rikthehen nga jashtë në Superiore mendojnë se do bëjnë namin

Shkruar nga NEWSPORT
"Egnatia është ekipi më i mirë në

Laçi u mposht nga Egnatia me rezultatin 1-2. Në ndeshjen e javës së 5-të të Superiores kurbinasit nuk ia dolën të dilnin me pikë nga Rrogozhina.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade.

“Për mua Egnatia është ekipi më i mirë në Superligë. Ne morëm një gol shumë të shpejtë me anë të Dëamenës, gol që ne mund ta shmagnmim. Gjithsesi ne bëmë lojën tonë vazhduam me presing gjatë gjithë kohës. Por në një moment të mirë pësuam dhe golin në kundërsulm. Tek ne sot mungoi finalizimi”, u shpreh Bejzade.

-A është e vërtete që e kishit të vështirë të zgjidhnit formacionin për shkak virozat?

“Jemi ekip i ri, kishim lojtarë me viroza dhe probleme fizike. Kur jemi në këto kushte frikësohemi për shkak se kemi ndeshje çdo 5 ditë. Duhet të rikuperojmë këto lojtarë dhe kampionati është i gjatë dhe sa vjen e vështirësohet”, tha trajneri i kurbinasve.

“Ne e mbajtëm mirë 1-0, munduam që të barazonim por duhet të shihni edhe kualitetin e Egnatias. Edhe kur shkoj 2-0 përsëri vazhduam, duhet të tregohenim pak më të zgjuar, por synimi ynë ishte të vazhdonim presingun dhe të mbanim Egnatian larg zonës sonë”, shtoi trajneri i Laçit.

“Kjo mënyrë loje dhe filozofi është e imja, nuk e di si e kanë ekipet e tjera. Ne mundohemi të bëjmë futboll sulmues dhe të fusim në lojë lojtarë të rinjë. I japim mundësi që t’i fitojmë këto lojtarë të rinjë. Unë si lojtar nuk shënoja shumë gola, më shumë jepja asistime. Kampionati ka ardhur duke u vështirësuar, kemi parë lojtarë që janë mendojne se do bëjne namin kur rikthehen nga jashtë, s’dua të përmend emra. Por nuk shënohet kaq lehtë në Superligë”, e mbylli fjalën e tij Skerdi Bejzade.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga