Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Egnatia e “mallkuar” ndaj Teutës, vetëm 1 fitore në përballjet direkte (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia e “mallkuar” ndaj Teutës, vetëm 1 fitore në

Ditën e sotme do të luhet një nga përballjet më interesante të kësaj jave. Në “Niko Dovana” do të vihen përballë njëra – tjetrës Egnatia dhe Teuta, dy skajet e klasifikimit.

Rrogozhinasit që vijnë si kryesues të kampionatit, ndërkohë durrsakët që mbajnë vendin e fundit. Një duel që premton spektakël dhe që pritet të jetë mjaft i luftuar.

Skuadra e Edlir Tetovës do të kërkojë 3 pikët e radhës, por nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë “Djemve të Detit”. Teuta kosiderohet si “macja e zezë” e rrogozhinasve.

Statistikat flasin në favor të Teutës, teksa në 13 përballje mes tyre të zhvilluara në Superiore, bie në sy se durrsakët kanë arritur të triumfojnë në 10 raste, teksa 2 prej tyre janë mbyllur në barazim dhe vetëm në një rast Egnatia ia ka dalë të sigurojë 3 pikët në sfidën që përfundonte  2-1 në “Elbasan Arena” para tri sezonesh.

Në këto kushte Egnatia do të udhëtojë në “Niko Dovana” për të thyer një “makth”  që vazhdon prej tri sezonesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga