
Emanuel Egbo ka folur para ndeshjes së Tiranës kundër Skënderbeut, sfidë e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.
Trajneri i bardhebluve ka deklaruar se ekipi i tij do të hyjë në fushë për të marrë më të mirën. Nuk preferon të bëjë parashikime, ndërsa thekson se ndaj korçarëve do jenë në formacion futbollistët më në formë.
Skënderbeu - "Të gjitha ndeshjet janë në një nivel të vështirë. Edhe ndeshja me Luftëtarin dhe Flamurtarin është e njëta si kjo me Skënderbeun. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet maksimalisht. Çunat dhe ekipi janë gati, që të japin 100%".
Titullarët - "Nuk më vjen mirë kur flitet për titullarët. Siç e kam thënë të gjithë lojtarët brenda në këtë ekip, janë titullarë. Nuk ka rëndësi se kush nis. Ka disa lojtarë që kanë lujatur shumë ndeshje bashkë, nuk mund t'i quajë titullarë, por lojtarë që rastis të nisin ndeshjen. Nuk ka ekip i parë dhe ekip i dytë te Tirana. Janë lojtarë të gatshëm në çdo ndeshje".
Pikat e dobëta të kundërshtarit - "Ne gjithmonë shohim lojën tonë. Merrem me ekipin tim. E vlerësojmë Skënderbeun, kanë një trajner të mirë dhe lojtarë që kanë luajtur bashkë për disa vjet. Ndeshje është vlerësuar maksimalisht".
Humbja në fazën e dytë - "Po, kemi fituar në Tiranë 3-1, dhe humbëm në Korçë 2-1. Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur, shohim përpara. Nëse lojtarët luftojnë për çdo top dhe japin maksimumin do marrim atë që meritojmë".
Frika - "Nuk mendoj asnjë gjë të tillë. Unë shoh përpara dhe lojtarët për të dhënë maksimumin. Ajo është më e rëndësishme për ne".
Bruno Dita - "Unë flas për lojtarë që kam. Dita është një lojtar i mirë, është një armë plus për atë ekip që e ka. Nuk flas për lojtarët që s'kam në ekip".
Rezultati - "Besoj se Tirana di të krijojë raste dhe të shënojë. Kemi biseduar me lojtarët që nëse mbajmë zero mbrapa, mund të shënojmë gola. Skënderbeu dhe ne luajmë hapur. Ai që bën më pak gabime do marrë maksimumin e ndeshjes".