Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

 Efekti "Dwamena", Egnatia sheh përtej titullit kampion

Shkruar nga NEWSPORT
 Efekti "Dwamena", Egnatia sheh përtej titullit kampion

Egnatia e nisi këtë sezon me humbje, teksa u mposht në javën e parë nga Skënderbeu. Por rrogozhinasit janë rikthyer tashmë pretendentë, ndërsa kanë hedhur prapa krahëve atë disfatë surprizuese në “Egnatia Arena”.

Një nga protagonistët e Egnatias është padiksutim Raphael Dwamena. Sulmuesi këtë sezon mban në krah edhe shiritin e kapitenit. Përgjegjësi akoma më shumë për të, i cili tashmë përveç golave duhet të mendojë të motivojë skuadrën dhe ta udhëheqë drejt rezultateve pozitive.

Edhe statistikat tregojnë për dominimin e Dwamenas, i cili në 3 javë të zhvilluara deri tani në kampionat ka arritur të dërgojë topin në rrjetën e kundërshtarëve plot 4 herë. 1 ndaj Kukësit dhe 3 ndaj Erzenit, një shfër kjo që tregon se sulmuesi këtë sezon do të jetë një kandidat potencial për golashëneusin e kampionatit.

Në Rrogozhinë ndjehen me fat që kanë një lojtar lider si ganezi. Me shiritin e kapitenit në krah 28-vjeçari nuk do ta ketë aspak të vështirë të udhëheqë Egnatian drejt titullit kampion. Dhe diçka e tillë është mëse e realizueshme se dhe ndryshimet e reja të strukturës së kampionatit bën që në Rrogozhinë të shikojnë “përtej” titullit.

Përveç kësaj vlen të theksohet se Dwamena në 2 ndeshje që Egnatia zhvilloi në Conference League arriti të gjente rrugën e rrjetës 3 herë, por fatkeqësisht nuk mjaftoi që skuadra rrogozhinase të kalonte ture. Gjithsesi me një lojtar të tillë në ekip, Egnatia nuk do të jetë vetëm pjesmarrëse në kompeticionet europiane, por do të tentojnë edhe kalimin e tureve në Europë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga