Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Edy Reja: I lumtur që e mbyllëm me fitore, jam apo nuk jam unë “tavolina” do të jetë plot

Shkruar nga NEWSPORT
Edy Reja: I lumtur që e mbyllëm me fitore, jam apo nuk jam unë

Shqipëria e mbyll me fitore vitin 2022. Në Air Albania kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat 2-0 Armeninë. Një fitore që i jep fund rezultateve negative duke rritur entuziazmin në radhët e Shqipërisë të cilët fitojnë dhe shumë lojtarë me potencial nga Superliga.

Edoardo Reja ka arritur të mbyll me fitore vitin kalenderik me Kombëtaren shqiptare. Fitorja ndaj Armenisë është një mundësi për “stolin” e Reja-s, pasi është përfolur për një largim të mundshëm nga Shqipëria. Në fjalën e tij pas ndeshjes Reja ka nënvizuar mundësinë për një afrim të ri në krye të Kombëtares së Shqipërisë.

Eduordo Reja ka folur në përfundimin e takimit për mikrofonin e Super Sport:

Ndeshja? Nuk e di sepse duhet të shikojmë golin. Jam i lumtur për fitoren pasi e mbyllëm me fitore. Kemi bërë një punë të mirë dhe kemi treguar shumë temperametn. Jam i kënaqur për këtë rezultat por dhe për paraqitjen me Italinë. Kur bën ndeshje të mira dhe tregon këtë lloj temperamenti mund të arrish të bësh gjëra të mëdha. Jam apo nuk jam unë në të ardhmen ky duhet të jetë temperamenti i Shqipërisë.

Lojtarët e afruar? Sa i përket lojtarëve të kampionatit, unë i kam ndjekur jo vetëm në ndeshjet me Arabinë dhe Katari, dhe në rast se nuk kam mundësi live nga televizori. Unë kam dëshirë që të bëj seleksionime një herë në muaj për këto lojtar. Nuk e di në rast se do të jem unë apo një tjetër por ai që do të jetë ka tavolinën plot dhe zgjedhjet i ka të shumta. Nuk edi në rast se do të jem unë por unë e di se ku duhet të bëj ndërhyrjet e duhura.

Kush është i gatshëm për në mars? Ka disa lojtarë interesant, si Skuka që ka treguar shumë cilësi. Hadroj ka shumë dinamikë por duhet punuar teknikisht. Është dhe Bitri që ka mundësi të jetë me kombëtaren. Cara dhe shumë të tjetër duhet të vijojnë të punojnë pasi mundësitë i kanë dhe aftësitë janë të mira.

Goli i parë? Sigurishtë kur punon dhe ke kohë për të punuar ke mundësi të bësh gjëra të tilla. Por ka disa lojtarë që dhe i harrojnë ato që bëjnë në stërvitje. Kemi pasur mundësinë që të punojmë për 15 ditë me këtë grup, dhe kur ke mundësi për të folur dhe punuar arrihen shumë gjëra të tilla. Lojtarët janë të mirë dhe aftësitë nuk mungojnë, ky grup mundet të arrijë shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga