Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "Krenar që jam kapiten i një ekipi si Ballkani", Edvin Kuç thur elozhe për trajnerin: Ilir Daja? E tregojnë rezultatet, ai është pedagog

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Krenar që jam kapiten i një ekipi si Ballkani",

Ballkani është padyshim ekipi shqiptar më i mirë i momentit dhe një nga më të mirat në histori. Dy vite radhazi i kualifikuar në fazën e grupeve të Conference League nuk do të thonë pak. Një arritje e madhe si për lojtarët ashtu dhe për trajnerin Ilir Daja. Së fundmi, ekipi nga Suhareka u mposht nga Dinamo e Zagrebit, humbje që i solli eliminimin nga ky kompeticion europian. Por pavarësisht eliminimit, cilësia dhe mentaliteti i ekipit mbetet aty.

Në një intervistë ekskluzive për “Newsport.al”, është vetë kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc që flet mbi ecurinë e ekipit duke u shprehur se mungesat ndikuan shumë. Ai thekson se është krenar që është kapiteni i një ekipi të tillë, teksa nuk harron meritat e Ilir Dajës duke e quajtur këtë të fundit ‘pedagog’.

  • Çfarë nuk shkoi me ekipin në fazën e grupeve të Conference, pasi e kemi parë që tek Ballkani nuk mungon kualiteti?

“Mendoj se këtë vit na ka munguar ai fati sportiv. Në momentet më të rëndësishme kemi mbetur pa lojtarë kyç. Nëse do të ishim të kompletuar sigurisht që do të kishte qenë ndryshe. Por përsëri, mendoj se kemi bërë ndeshje të shkëlqyera, që askush nuk na ka tejklauar. Deri në ndeshjen e fundit kemi luftuar.”

  • Dy vite radhazi të kualifikuar në Conference League, mendoni se e treta e vërteta do të jetë Champions?

“Kjo tregon se sa i organizuar është klubi dhe sa kemi përparuar të gjithë bashkë. Synimet tona janë gjithnjë të mëdha. Nëse nuk do të kishim besuar, ne nuk do të arrinim dot asgjë.”

  • Cila mendoni se është pika e fortë dhe e dobët e ekipit tuaj?

“Para së gjithash, ne jemi një familje e madhe, gjë e cila është një pikë e fortë. Zgjidhim gjithçka së bashku. Në të gjithë po luftojmë për të njëjtin qëllim dhe si përfundim, individët dalin nga ai grup. Së bashku sulmojmë, së bashku mbrohemi. Presidenti Arsim Kabashi dhe familja e tij na besuan që në fillim këtë projekt. Me punën dhe përqëndrimin e ndershëm ndaj punonjësve të klubit dhe ndaj lojtarëve, në fund gjithçka iu shpërblye. Nuk kemi pika të dobëta, shpresoj që klubi vetëm të rritet sa më shumë në të ardhmen.”

  • Si ndiheni që jeni kapiteni i një prej ekipeve shqiptare më të suksesshme?

“Unë jam këtu që nga dita e parë. Kam kaluar gjithçka me klubin. Nuk do të kisha patur sukses pa shokët e mi. Jam krenar që jam kapiten i një grupi të tillë lojtarësh.”

  • Do ia dalë Ballkani të mbrojë titullin kampion këtë sezon?

“Ne jemi favoritët kryesorë dhe do të luftojmë për të mbrojtur titullin. Pavarësisht gjithë këtyre ndeshjeve, përpjekjeve, udhëtimeve, jemi sërish të parët dhe kemi një distancë mjaft të madhe pikësh nga ndjekësi më i afërt. Tani jemi të fokusuar vetëm tek kampionati.”

  • Ilir Daja në pankinë, arsyeja kryesore e suksesit të Ballkanit?

“Ilir Daja ka ndryshuar shumë, para së gjithash është njeri i mirë, pedagog dhe nuk ka nevojë të flitet për cilësitë e trajnerit. Rezultatet që ai ka patur i thonë të gjitha.”

/Nikoll Andrea Rajta/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga