Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Edlir Tetova me “dhimbje koke”, titullari i skuadrës do të mungojë 3 javë

Shkruar nga NEWSPORT
Edlir Tetova me “dhimbje koke”, titullari i skuadrës do të

Egnatia arrtiti të merrte një fitore të rnëdësishme ndaj Erzenit, me rrogozhinasit që triumfuan 3-2 ndaj shijakasve, sfidë e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”.

Në këtë takim ra në sy mungesa e Emiliano Mustës. Mbrojtësi nuk ishte pjesë e formacionit dhe sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Musta ka pësuar një dëmtim gjatë një seance stërvitore.

Mbrojtësi mësohet se ka një zgjatje të ligamentit, dëmtim ky që do ta mbajë minimumi 3 javë jashtë fushave të blerta. Elbasanasit menjëherë ka nisur edhe riaftësimin e tij, teksa kjo shton “dhimbjet e kokës” për Edlir Tetovës. Trajneri nuk mund të llogarisë shërbimet e Mustës në ndeshjet e ardhshme, teksa në vend të tij do të jetë Edison Ndreca.

Kujtojmë se Egnatia do të luajë ditën e hënë me Partizanin, sfidë e vlefshme për javën e 4-të të “Abissnet Superiore”. Kjo përballje do të luhet në “Arenën e Demave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga