
Egnatia do të luajë të shtunën përballë Laçit ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” do të startojë në orën 13:30.
Një minus për kurbinasit është që janë mposhtur në dy fazat e para nga Egnatia. Ndeshjen e parë në transfertë 2-1, ndërsa të dytën në Kurbin me rezultatin e pastër 0-2. Teksa në një tjetër transfertë kërkojnë 3 pikëshin.
Por përveç se Laçi do ta ketë të vështirë ndaj formës së mirë që Egnatia po kalon, edhe Mirel Josa nuk ka statistika pozitiva ndaj Edlir Tetovës. Ku në 3 ndeshje të zhvilluar më parë ndaj Josës, Tetova ka fituar në dy dhe ka barazuar në një. Por trajneri i rroghzinasve ka gjithashtu një të shkuar të “ëmbël” edhe ndaj ekipit kurbinas. Në 7 ndeshje të zhvilluara kundër Laçit, tekniku durrsak ka triumfuar në 5 dhe ka barazuar dy.
Pra duke mos humbur as ndaj Laçit apo Mirel Josës, Tetova do të jetë në këtë ndeshje si një “makth” për të dyja palët.