Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Edlir Tetova flet pas barazimit historik: Morëm gol nga goditja standarte, kundërshtari u mbyll në mbrojtje

Shkruar nga NEWSPORT
Edlir Tetova flet pas barazimit historik: Morëm gol nga goditja standarte,

Egnatia mori një barazim fantastik në minutat e fundit në sfidën që zhvilloi ndaj Ararat Armenia. Ky takim përfundoi 1-1 dhe ishte e vlefshme për turin e parë kualifikues të Conference League.

Rrogozhinasit largohen kështu nga transferta me një barazim në xhep që do t’i favorizojë për sfidën e kthimit që do të luhet në Shqipëri një javë më vonë.

Edlir tetova do të isht emjaft i kënaqur me lojën e të tijve, teksa e pranon që ndryshoi disa herë skemën për të gjetur më shumë hapësira ndaj kundërshtarëve.

“Është shumë shpejt për të analizuar. Ne u munduam të kërkonim rezultat në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Ararat u kthye gjithi në mbrojtje. Kështu që nuk na la mundësi që të shihnim ndonjë pikë të dobët apo të fortë në pjesën e dytë. Ne do të punojmë gjatë javës për të zhvilluar një ndeshje sa më të mirë në ndeshjen e ardhshme. 

Nuk e prisja që Ararat të luante në mbrojtje në pjesën e dytë, se ata kanë më shumë eksperiencë se ne në Europë. Unë e ndryshova skemën tre herë gjatë lojës, që të gjeja hapësirat e duhura që të shkonim drejt golit, pavarësisht se dy golat erdhën nga goditjet standarde. Gjë që nuk u përshtat me lojën se kishte pak të tilla. Mendoj se duhet ta kishim zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë, me rastet që kishim. Por futbolli kështu është, të dënon edhe me një goditje standarde”, ka theksuar timonieri i rrogozhinasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga