
Partizani do të luajë në datën 12 gusht një miqësore luksi me Romën. Kjo sfidë tashmë e reklamuar edhe nga kryeministri Rama, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.
I pari i qeverisë ka bërë së fundmi një postim tjetër ku tregon se veç Romës dhe Jose Mourinhos, në stadiumin “Air Albania” do të performojë edhe këngëtari Noizy, që preferon ta etiketojë si “çunin e Tironës”.
“Zotnia e Romës dhe cucni i Tironës bashkohen në “Air Albania Stadium” ekskluzivisht për një spektakël miqësore me top dhe rep”, shkruante kryeministri Rama në facebook-un e tij.
Poll