Të premten, Teuta do të luajë në transfertë kundër Kastriotit në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Kjo sfidë e programuar për t’u zhvilluar në orën 13:00, pritet të vendosë shumë për fatet e dy ekipeve.
Klima në skuadrën e Edi Martinit është mjaft pozitive. Synimi është që të sigurohet fillimisht mbijetesa dhe më pas për të shpresuar, pse jo, një vend në Europë. Për transfertë krutane rikthehet Ildi Gruda që ka shlyer pezullimin prej plotësimit të numrit të kartonëve.
Ndërkaq, Kotobelli dhe Gjinollari do të jenë dy mungesat e vetme për “Djemtë e Detit”. Pas emërimit të Edi Martinit në krye të skuadrës, durrsakët kanë ndryshuar si me magji. Jo vetëm rezultate pozitive, por edhe futbolli i prodhuar në fushë po lë përshtypje të mira.