Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Edi Martini është “ilaçi” i Teutës, shkodrani “shigjeton” Erzenin

Shkruar nga NEWSPORT
Edi Martini është “ilaçi” i Teutës, shkodrani

Marrëdhënien e Edi Martinit dhe Teutës mund ta kosiderojmë pa frikë si marrëdhënia e “Tom and Jerry”. Pavarësisht se shkodrani është larguar nga durrsakët në momente të ndryshme, sërish drejtuesit e kanë thirrur në aksion plot 5 herë për të risjellë Teutën në shina.

Jo më kot Martini është edhe trajneri më i suksesshëm i durrsakëve, pasi me shkodranin në stol kanë fituar 1 titull kampion, 1 Kupë dhe 2 Superkupa. Janë plot 4 trofe që e bëjnë të jetë ndryshe nga trajnerët e tjerë.

Martini është “ilaçi” i kësaj skuadre dhe kjo nuk ka diskutim, pasi me të vënë “dorë” mbi këtë ekip ka arritur t’i ndryshojë vizionin. Në dy sfidat e luajtura në rikthimin e tij të 5-të në Durrës, skuadra e Teutës ka marrë një barazim dhe një fitore. 4 pikë dhe tashmë do tëe synojnë një tjetër 4 pikësh në derbi me Erzenin. Takim ky i vlefshëm për javën e 8-të të Superiores dhe që do të luhet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 18:00.

Teuta ka nisur përgatitjet për këtë sfidë, teksa Martini për fatin e tij të mirë ka të gatshëm të gjithë lojtarët. Ndaj shijakasve do të ketë luksin e zgjedhjeve t lojtarëve më të mirë për të tentuar një tjetër fitore në kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga