
Gazetarët e "Super Sport", Ylli Aga dhe Dritan Shakohoxha, në praninë e opinionistit Florian Riza kanë postuar një foto dhe kanë bashkangjitur dixhiturën: "Gati për 'Luftën Finale'!". Ky ka qenë postimi i bërë nga Ylli Aga në profilin e tij zyrtar, çka do të thotë se dhe për gazetarët që i kanë qëndruar Shqipërisë pranë nga dita në ditë kjo është ndeshje që vlen shumë. Megjithatë, mbetet në dorën e lojtarëve që të bëjnë realitet kalimin në turin e 1/8-ave të ekipit tonë Kombëtar.
Poll