Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Edhe një slloven te Flamurtari, a ka vend për kaq shumë të huaj?

Shkruar nga NEWSPORT
Edhe një slloven te Flamurtari, a ka vend për kaq shumë të

Një slloven është bashkuar ditën e djeshme skuadrës së Flamurtarit. Ai është Danijel Dezmar i cili luan në rolin e mbrojtësit. Ai është vënë dje nën urdhrat e trajnerit Magani. CV e tij futbollistike është e përqëndruar në kampionatin slloven. Dezmar luan si qendërmbrojtës, por mund të përshtatet dhe në  mesfushë. Mësohet se ka një akord paraprak mes palëve, megjithatë është trajneri Magani ai që do të thotë fjalën e fundit, nëse slloveni do të firmosë përfundimisht ose jo.

Por problemi qëndron te kombësia e tij, që është i huaj. Siç dihet vlonjatët kanë në skuadrën e tyre shumë të huaj, plot shtatë. Stafi teknik është i shqetësuar sepse të paktën katër prej tyre do të qëndrojnë në stol. Pra me shumë gjasa, nësë slloveni Dezmar firmos, ai do të jetë i fundit për skuadrën e Flamurtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga